Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti.

Hoxha po hetohet lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj. Ai rezulton të jetë fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb