Një trup i pajetë është gjetur në Wyoming të SHBA-së. Mediat amerikane shkruajnë, se ajo i përket 22-vjeçares vlogere, Gabby Petito, e cila prej ditësh është shpallur e zhdukur. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i FBI-së, Charles Jones.

“Siç mund ta imagjinojë çdo prind, kjo është një kohë tepër e vështirë për familjen e saj. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar” tha ai për mediat
Kujtojmë se Petito, ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, kur u zhduk. Laundrie u shpall i dyshuari kryesor në këtë rast, por nuk u akuzua për ndonjë krim. Ai nuk pranoi të fliste me policinë dhe u zhduk disa ditë më vonë. Laundrie dhe Petito ishin nisur në një udhëtim kampi në vend në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale. Por më 1 shtator, pas një muaji udhëtimi, Laundrie u kthye në shtëpi në Florida me furgonin e tyre të bardhë dhe pa Petiton. Familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.

Dy javë para se Petito të zhdukej, më 12 gusht, policia në qytetin jugor të Jutas, Moab, u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje që përfshinte çiftin. Policia publikoi pamjet e kamerës së trupit të cilat tregonin Petiton duke qarë dhe duke u ankuar për shëndetin e saj mendor tek oficerët.

Ajo gjithashtu tha se çifti po grindej më shpesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: