“Jemi në një situatë të tillë që nuk është e mundur të mendoj për të ardhmen time profesionale”, këto janë disa nga fjalët e Shkodran Mustafit, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, që ka folur për “SkySport Deutschland”, në lidhje me të ardhmen e tij në fushën e blertë.

“Askush nga ne nuk është në gjendje të thotë se kur do të jemi në gjendje për të luajtur. Vetëm pasi të mbarojë e gjithë kjo situatë atëherë do mund të jap një përgjigje logjike në lidhje me të ardhmen time. Edhe Arsenali ka gjëra të tjera më të rëndësishme për të menduar sesa e ardhmja ime”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb