Menjëherë pas shpalljes kampion në Francë, Paris Sën Zhërmeni ka publikuar një komunikatë. Klubi kryeqytetas ka fituar titullin e nëntë në histori, një titull që PSG dëshiron t’ia dedikojë personalit mjekësor dhe mijëra të tjerëve që punojnë në linjën e parë që vendi të vijojë të ecë normalisht.

“Duam t’ia kushtojmë këtë titull kampion personelit shëndetësor dhe gjithë të tjerëve që me punën e tyre janë heronjtë e përditshëm dhe kanë të gjithë admirimin tonë. Kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimet e marra nga qeveria franceze për të ndalur kampionatin. Shëndeti, siç e ka theksuar gjithnjë qeveria, duhet të jetë përparësia jonë”.

“Dua të falënderoj lojtarët, trajnerin, personalin mjekësor sportiv dhe të gjithë nëpunësit e klubit për punën e mrekullueshme. Ky trofe kurorëzon përkushtimin e tyre të përditshëm. Në këto kohë të vështira, shpresoj që të sjellë lumturi dhe shpresë për tifozët tanë. Mbështetja e tyre e vazhdueshme bën që klubi të ecë para. I falënderoj nga zemra,” theksoi presidenti Al-Khelaifi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb