Paraditen e kësaj të marte, Policia e Shkodër në sajë të operacionit të koduar “Illegality”, ka shpallur në kërkim Drejtori i AKU, Shkodër, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit, i cili kishte ngritur një pulari të paregjistruar, dhe shiste vezë duke përdorur stampa të kompanive të tjera.

Në vijim të këtij informacioni, policia ka bërë me dije se Drejtori i AKU është vetëparaqitur në ambientet e DVP Shkodër dhe pas deklarimeve të dhëna, është lënë i lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: