Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka bërë një rezyme të sistuatës me krimin në vend si dhe ka zbuluar detaje të reja mbi disa nga ngjarjet më të rëndësishme.

Një nga çështjet e trajtuara prej tij për ABC, ka qenë situata në Lushnje, referuar edhe atentatit të kryer ndaj 44-vjeçarit Kujtim Meta më 20 prill të këtij viti.

Ditën e djeshme u shpall ën kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Dorjan Shurdhi, ndërkohë që Hoxha zbuloi se 29- vjeçari ka ndërruar jetë vetëm një ditë para shpalljes në kërkim në një spital në Belgjikë. gazetari ka theksuar se e gjitha është në vazhdën e goditjeve që po ndodhin së fundmi në Lushnje, ku theksoi se ishte një luftë e hapur mes njerëzve të Aldo Bares në Lushnje dhe grupit tjetër të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit.

“Ngjarja nga Kujtim Metës janë në vazhdën e goditjeve në Lushnje. Nuk është vetëm pazare, po ka një luftë të hapur që ka vite që vazhdon. Janë të rrethit të Aldo Bares. Dhe grupi tjetër të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Haxhiu është në kërkim dhe është etiketuar si një nga 5 vrasësit më të kërkuar në Shqipëri” tha Hoxha.
Hoxha ka hedhur dyshime se nuk mund të jetë një koncidencë që Shurdhi të shpallej në kërkim për atentatin ndaj Metës vetëm një ditë pasi kishte vdekur.
Sipas tij, 24 orë para se të shpallej në kërkim dhe të bëheshin bastisje në shtëpinë e tij, të afërm dhe shokë kishin njoftuar vdekjen e tij në rrjetet sociale duke kërkuar mbledhjen e fondeve për rikthimin e trupit në Shqipëri.
Hoxha tha se Shurdhi është akuzuar për atentatin ndaj Metës pas vdekjes për një arsye të thjeshtë: hedhjen e fajin dhe mbylljen e çështjes.

“Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin. Ai ka patur edhe bashkëpunëtorë në këtë atentat, por me vdekjen e tij ajo ngjarje nuk do të zbardhet”, tha Hoxha duke shtuar se konflikti në Lushnje është i madh dhe dy grupet që po përplasen janë të afërmit e Aldo Bares dhe pjestarë që bëjnë pjesë në grupin e Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb