Pas shpalljes si person non-grata për Shqipërinë, ka ardhur reagimi i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Mediat greke shkruajnë se ajo e konsideron si një titull nderi këtë fakt. “Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.

Theocharous tha se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë.

Pas ngjarjeve dhe thirrjeve raciste në Bularat, Shqipëri ka shpallur sot si person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus për nxitje të urrejtjes dhe pretendimeve teritoriale.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë dalje urgjente me anë të një deklaratë të dhënë për mediat nga Këshilltari për Rajonin i Ministrit Ditmir Bushatit, Glevin Dervishi, i cili ka bërë publik vendimin e marrë për eurodeputeten.

Gjatë ditës së djeshme, po përmes një deklarate të zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, autoritetet shqiptare shpallën “non grata” 52 grekë, të cilët bënë thirrje ekstremiste në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek, të vrarë me 28 tetor nga forcat RENEA.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb