Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews ai theksoi se prania e tij në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve.

“Unë nuk fshihem prapa mandatit. Sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”- u shpreh Berisha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: