Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka uruar fitoren e 11-ë si kampion Shqipërie në sportin e karatesë, Bekim Bashës.

Kreu i PD, e cilëson të riun si talent gjenial të arteve marciale, e që ka nderuar vendin në Europë dhe botë.

Ai shprehet i sigurt, që në të ardhmen e afërt Bekimi do të ngrejë lart flamurin e Shqipërisë me talentin e tij.

“Urime Bekim Bashës?, që sot për herë të 11-të u konfirmua kampioni i Shqipërisë në karate. Një talent gjenial i arteve marciale, që na ka nderuar në Europë dhe në botë dhe me siguri, në një të ardhme të afërt, do ta ngrejë edhe më lart flamurin e Shqipërisë ?? me talentin e tij të pamposhtshëm!”, u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb