U larguan nga banesa s’e familjarët nuk pranonin lidhjen e tyre, gjenden në Tiranë dy adoleshentët

Janë gjetur dy adoleshentët që kishin shkëputur kontaktet me familjarët që më datë 29 prill. Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se dy adoleshentët nga Elbasani, janë gjetur në Tiranë.

Kujtojmë se prej ditës së premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për BalkanWeb se adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa. Ndërkohë një taksist, ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb