Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur, pas rrëzimit të një avioni në Filipine, fundjavën e kaluar.

Trupat e pilotit Rufino James Crisostomo Jr., anëtarit të ekuipazhit Joel Martin dhe konsulentëve teknikë australianë Simon Chipperfield dhe Karthi Santhanam, janë gjetur në vullkanin Mount Mayon.

Të katërt viktimat ishin pun onjës të Energy Development Crop.,  një firmë gjeotermale me bazë në Manila.

Aeroplani Cessna 340, me gjashtë vende ishte nisur për në kryeqytetin Manila kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror të shtunën pasi u largua nga Aeroporti Ndërkombëtar Bicol në provincën Albay, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Filipineve (CAAP).

Mbeturinat u gjetën në një lartësi prej rreth 1,823 metra të dielën. Por kushtet e shiut, rreziqet e rrëshqitjeve të dheut dhe një trazirë “e moderuar” vullkanike ndërlikuan përpjekjet e kërkimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb