PEQIN- Tre anëtarë të një familje në Peqin kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sheza të Peqinit, kur në momentin e shpërthimit të bombolës anëtarët e familjes Cepa ndodheshin në banesë.

Tre të plagosurit, Kushe, Sofie e Qemal Cepa janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas mjekëve, Qemal Cepa ndodhet në gjendje kritike, si pasojë e djegieve që ka pësuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: