Duket e çuditshme por ka ndodhur vërtet. Te Kukësi nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e trajnerit Shpëtim Duro pas barazimit me Skënderbeun por edhe përplasjet verbale me disa tifozë verilindorë në tribunë.

“Kampionati ka qenë shumë i ekuilibruar. Këta janë djem heronj sepse të gjithë kanë tifozë ndërsa ne na vijnë 5 tifozë këtu dhe shajnë futbollistët e tyre. Jemi në një ambient shumë të ftohtë ndryshe nga skuadrat e tjera dhe të jesh në vendin e parë është meritë e tyre,” pat thënë Duro, ndërsa “Panorama Sport” njofton se ai është gjobitur me 50% të pagës së muajit nëntor nga klubi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: