TIRANË

Gazetari i News24, Ergys Gjencaj është thirrur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar një ditë pasi policia e shtriu në tokë forcërisht sepse me telefon po filmonte në dinamikë të gjithë ngjarjen që ndodhi në zonën e varrit të bamit në tiranë, ku forcat policore ishin në një aksion për arrestimin e një të kërkuari të drejtësisë në Tiranë.

Pas daljes nga Prokuroria gazetari Gjencaj tha se ka dhënë dëshminë e tij dhe bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen.

“U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhash dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhash edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi.”- tha Gjençaj.

Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb