Jamie Foxx u shtrua në spital javë më parë, por ende nuk dihet shumë publikisht, detaj ky në fakt i pritshëm nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e tij në vijimësi, pasi ylli e vlerësonte privatësinë e tij.

Foxx u shtrua në spital në Atlanta, Georgia, ndërsa ishte duke xhiruar filmin “Back in Action”.

CNN raporton se ka tentuar disa herë të kontaktojë me përfaqësuesit e Foxx në mënyrë që të mësojë diçka më shumë mbi ngjarje dhe gjendjen e aktorit, por se nuk ka rritur të mësojë asnjë detaj të ri.

Praktikisht nuk ka pasur asnjë informacion tjetër rreth asaj që ka ndodhur, përveç se familja e tij kërkon privatësi dhe vetëm javën e është bërë një postim në rrjetet sociale të Foxx, ku shprehej mirënjohja për dashurinë e marrë nga fansat.

“Vlerësoj gjithë dashurinë!!! Ndihem i bekuar!”, thuhet në postim.

Dëshira për privatësi është në përputhje me mënyrën se si ylli i “Ray” ka jetuar gjithmonë, pavarësisht një karriere që e vendos atë në qendër të vëmendjes.

Një analizë e intervistave me Foxx gjatë viteve jep shumë informacione rreth mendimeve të tij për rolet e tij, disa informacione për fëmijërinë dhe shumë pak njohuri për jetën e tij personale aktuale.

Foxx raportohet se ishte në lidhje me Katie Holmes, ish-gruan e Tom Cruise, për disa vite,një lidhje e pa konfirmuar asnjëherë, pavarësisht se u fotografuan gjatë viteve në disa takime romantike.

Në vitin 2016, ish-anëtarja e kastit të “Real Housewives of Atlanta”, Claudia Jordan, u duk se konfirmoi se Foxx dhe Holmes po takoheshin gjatë një paraqitjeje në podcast duke thënë: “Ai është shumë i lumtur me të. Më pëlqen që ai duket shumë i lumtur.”

Jordan më vonë sqaroi komentet e saj, duke thënë se ajo “ka folur gabim”.

“Unë nuk kam fare njohuri për Jamie me Katie. Nuk i kam parë kurrë bashkë,” tha ajo.

Pyetja në lidhje me një lidhje të mundshme me Holmes, ka ndërprerë edhe një nga intervistat e aktorit.

Ndërsa po intervistohej nga Michael Smith, për pjesëmarrjen në një lojë basketbolli të famshëm të NBA, Smith e pyeti yllin: A keni luajtur ju dhe Katie Holmes basketboll për ditën e Shën Valentinit?

Foxx e përfundoi papritmas intervistën dhe hoqi kufjet e u largua.

Foxx dhe Holmes thuhet se u ndanë në vitin 2019.

Pra, heshtja që rrethon “komplikimin mjekësor” të Foxx-it, duket se është në përputhje me mënyrën se si avokati e jeton jetën.

Ata që e njohin Foxx-in kanë qenë të kujdesshëm kur flasin për gjendjen e tij aktuale.

Gjatë një interviste në podcastin “Impaulsive” të publikuar javën e kaluar, Kevin Hart tha se ishte “me fat” që kishte një miqësi mjaft të ngushtë me Foxx-in.

“Arsyeja se përse asnjë nuk flet për gjendjen e tij është se Jamie ka qenë gjithmonë një person që nuk tregonte shumë informacione mbi jetën e tij”, tha Hart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb