Ishte në program për tu zhvilluar të shtunën e shkuar por frika nga trazirat bëri që sfida më e bujshme e futbollit spanjoll, Barcelona-Real Madrid të shtyhej për një tjetër datë. Liga Spanjolle e futbollit ka dalë më në fund me një vendim zyrtar për datën kur do të zhvillohet “El Clasico” i parë sezonal.

El Clasico
El Clasico

Sipas “Mundo Deportivo”, Federata Spanjolle ka vendosur që Barcelona-Real Madrid të zhvillohet më 18 dhjetor. Ky vendim final është marrë pasi drejtuesit e Federatës janë njohur me kërkesat dhe me propozimet e ardhura nga dy klubet më të famshme në Spanjë. Si rrallë herë, Barcelona dhe Real Madrid kanë qenë dakord për këtë datë duke bërë që Federata të konfirmoj zyrtarisht 18 dhjetorin, datë në të cilët tifozë nga e gjithë bota mund të shijojnë këtë beteje epike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb