Janë përcjellë për në banesën e fundit dy djemtë nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në Gjermani, pasi i përplasi për vdekje treni.

Ngjarja ndodhi në qyetin e Mynheni-it në Bavari. Fatmirësisht nga kjo tragjedi arriti që të shpëtojë një prej djemve, 14 vjeç. Dy djemtë janë varrosur sot në fshatin Ratish i Epërm i komunës së Deçanit.

Historia e trishtë e familjes Arifaj ka pikëlluar gjithë Kosovën dhe diasporën. Kjo familje kishte emigruar në Gjermani rreth 30 vjet më parë, ku kishin lindur dhe fëmijët. Babai i dy viktimave, Arif Arifaj pohoi se ngushëllimet e të gjithë shqiptarëve e kanë bërë atë dhe më të fortë.

“Nuk me rrjedhin lotët për shkak të ngushëllimeve e përkrahjes se shqytarëve nga të gjitha anët”, ka thënë Arifaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: