Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për Gjykatën Kushtetuese gjyqtaren Zhaklina Peto. Vendimi u mor ditën e sotme, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor.

Peto fiton për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mos plotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.

Ky rikthim në garë i Petos, komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb