TIRANË- Mes personave pa banesë të cilëve i është ofruar strehë në këto ditë ftohta në kryeqytet, është edhe amerikani Trevor.

Trevor u gjet tek rruga e “Kavajës” në Tiranë, teksa i binte kitares për të fituar për para.

Ai thotë se gjendet në Shqipëri prej dy javësh, pasi ndaloi për disa kohë në Serbi. Trevor nuk ka banesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka vendosur ta sigurojë jetën me kitarën e tij nëpër botë.

“BalkanWeb” mëson se Bashkia e ka strehuar tek qendra sociale në Kombinat “Të qëndrojmë së bashku”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb