Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar urën e Krimesë, e cila u godit nga një sulm me kamion bombë në tetor.

Putin kaloi me një mjet të blinduar Mercedes përmes urës Kerch, e cila lidh Krimenë e pushtuar me Rusinë kontinentale, dhe që u dëmtua rëndë pas shpërthimit të 8 tetorit.

Udhëheqësi rus akuzoi forcat speciale të Ukrainës për kryerjen e goditjes në urë, sulm i cili u zhvillua një ditë pas ditëlindjes së tij të 70-të dhe që shkatërroi një pjesë të urës duke ndaluar përkohësisht lëvizjen nëpër ngushticën e Kerchit.

Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë në asnjë moment, ndërsa pas shpërthimit Rusia kreu një seri sulmesh me raketa vdekjeprurëse që goditën qytetet ukrainase në shenjë hakmarrjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: