Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier, tha se ka hyrë në karantinë, pasi rezultoi pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së Unionit më 21 shtator në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Altmaier në një deklaratë mbrëmë natën nga llogaria e tij në Twitter tha se “Mësova se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së BE-së që u mbajt në Berlin. Si masë paraprake kam hyrë në karantinë në shtëpi”.

Ai theksoi se testi për koronavirusin që kreu të premten ka rezultuar negativ dhe se situata shëndetësore është e mirë.

Dje ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass hyri në karantinë pasi një prej truprojave të tij rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndroi në karantinë për 14 ditë në muajin mars pasi mjeku që i kishte dhënë injeksionin për vaksinën e gripit rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb