Trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka ka kujtuar takimin e tij me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç si laureatë të Titullit Dr Honoris Causa nga Universiteti Luarasi në Tiranë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kuka ndau detaje nga dreka e tyre e përbashkët, ku kishin folur për shumë çështje.

Mes të tjerash Kuka u ndal te projektet e Abazoviç që do të lidhin Malin e Zi më shumë me Kosovën, siç është dhe Rruga Pejë-Rozhaj dhe Deçan- Plavë.

MESAZHI
Rastësisht u takuam si laureatë të Titullit Dr Honoris Causa nga Universiteti Luarasi në Tiranë!
Kishim edhe drekë të përbashkët ku biseduam miqësisht për shumë çashtje!
Intervista e tij për investime drejt Kosoves do duhej të përqafohej fuqishëm në Kosovë!
Rruga Pejë-Rozhaj gjegjësisht tuneli do i jepte drejtim Kosovës drejt Evropes kah Mali i Zi e poashtu rruga Deçan – Plavë do i jepte jetë Rrafshit të Dukagjinit e mbarë Kosovës!
Po pres me padurim që fjalët e Dritanit të jenë nismë e dy Qeverive për investime urgjente drejt realizimit të tyre!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb