Zbulohet mesazhi i fundit pak para se të kryente aktin e rëndë të vetëvrasjes, të Xhino Koçës, i riu që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. 29-vjeçari nga Durrësi i ka kushtuar familjarëve të tij të dashur fjalë zemre, ndërsa shprehet se ka shkuar përtej limiteve të tij.

Ai shkruan se nuk ka fjalë që të përshkruajë dhimbjen që ndjen dhe atë çka do iu shkaktoi atyre me aktin që do të ndërmerrte. Mes të tjerash i riu heq përgjegjësinë nga stafi mjekësor për atë çka do t’i ndodhte atij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht të këtij viti, teksa i riu ishte duke u trajtuar në Sanatorium, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Xhino u hodh nga kati katërt i këtij spitali, në kushte të rënduara psikologjike.

MESAZHI I FUNDIT
Kaq ishte dhe për mu! Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt, mami, babi, Kriseli, Robin, Inen, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjale me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por you betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurrë egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohemi. Ju du pa fund. Se harrova flm sepse kryesisht kam pasur një jetë të bukur të lumur. Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb