Një gjykatë në Gjermani ka dhënë dënimin maksimal ndaj një gruaje, e cila akuzohet se ka vrarë 5 nga 6 fëmijët e saj, të moshave nga 1 në 8 vjeç.

28-vjeçarja fillimisht ka qetësuar fëmijët dhe më pas ka mbytur Melinën një-vjeçare; Leonie, dy; Sophie, tre; Timo, gjashtë vjeç; dhe Luca, tetë, një nga një.

Vetëm djali i madh i mbijetoi krimit që tronditi Gjermaninë, sepse e ëma e kishte dërguar te gjyshja.

Hetimet zbuluan se shkaku është bërë një fotografi, ku burri i saj shfaqet me një partnere të re.

Pasi pa foton, gruaja i dërgoi një mesazh duke e paralajmëruar se nuk do t’i shihte më fëmijët, i vrau dhe ai u hodh në një tren në lëvizje, por i mbijetoi tentativës për vetëvrasje. Për krimin makabër e reja është dënuar me burgim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb