Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesësën e PAA-së për tërheqjen e animimit për shpalljen e pavlefshme të listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas Partisë Agrare Ambjentaliste, 18 qershori nuk ekzistone më si datë zgjedhjesh.

Pak orë pasi kreu i PAA-se Agron Duka deklaroi se marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha e bën ankimimin e kësaj force në Kolegjin Zgjedhor nul, “BalkanWeb” zbardh shkresën e plotë për tërheqjen e kësaj force nga gjykimi.

Në letër thuhet se më 3 maj PAA ka paraqitur padinë për kundërshtimin e vendimeve të KQZ-së dhe ka kërkuar çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputet si të depozituara jashtë afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb