Në një video të publikuar në rrjete sociale, reperi Noizy shihet duke performuar në një koncert.

Në një moment, ai heq bluzën dhe zgjedh të hidhet mbi turmën, por ajo që vihet re është se varësja që ai mbante në qafë nuk ishte më.

Të shumtë ishin ata që menduan se mos ndoshta, këngëtarit ia kanë vjedhur aksesorin zbukurues, por jo. Me anë të një videoje, Noizy ka treguar se varësen e disponon ende ai dhe nuk ia kanë vjedhur gjatë atij momenti. Madje ai bën dhe reagimin: “S’ka lind hala ai që e merr”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb