Disa javë më parë, mediat botërore kishin në faqet kryesore të tyre lajmin se një grua nga Afrika e Jugut, kishte lindur dhjetë fëmijë.

Por, gruaja e quajtur Gosiame Thamara Sithole, thuhet se është shtruar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se ajo ka gënjyer dhe nuk ka sjellë në jetë 10 fëmijë.

“Jemi bërë me shtatë djem dhe tri vajza, jam i lumtur, i emocionuar, nuk po mund të flasë”, deklaroi para disa javësh bashkëshorti i Sitholes.

Megjithatë, tani ekzistojnë dyshime të forta se gruaja as nuk ka qenë fare shtatzëne, e jo më të ketë sjellë në jetë 10 fëmijë. Kontrollet mjekësore, sipas mediave, kanë treguar se gruaja nuk ka kaluar asnjë shtatzëni, gjithashtu nuk ka shenja që konfirmojnë se lidnjet janë kryer me prerje cezariane, siç pretendoi gruaja.

Avokati i saj Refiloe Mokoen, thotë që Sithole po pretendon që po mbahet kundër vullnetit të saj në spitalin psikiatrik.

“Nuk ka dashur të shkoj në spital për një kontroll psikiatrike, pasi që konsideron se është e shëndoshë. Më ka kërkuar ta shoqëroj, por personat kompetentë më kanë thënë që tani është përgjegjësi e tyre”, ka theksuar avokati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb