BalkanWeb zbardh të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale që tronditi dje kryeqytetin, ku ndaj lokalit të Fajton Muratit, një personazh i botës së krimit, u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Don Bosko.

Ndërkohë gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në lokal nuk ishte vetëm xhaxhai i tij, por djali i këtij të fundit dhe vëllai i Fatjon Muratit, i cili thuhet se është plagosur në dorë dhe se ishte larguar nga vendngjarja. Pavarësisht detajit që u tha dje se shënjestra ishte xhaxhai i Fajtonit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur me dy plumba, duket se kjo listë është zgjedhur, pasi ka pasur edhe të tjerë persona nga e njëjta familje.

Nga të shtënat me armë zjarri ngeli e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë, ndërkohë u lëndua në dorë dhe mbesa e viktimës, një 10-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: