Fjolla Morina ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale, pas lajmeve të publikuara nga mediat, se ajo ishte arrestuar nga policia.

Këngëtarja e njohur, ka publikuar fillimisht një fotot në “Instagram”, ku shfaqet e veshur në një fustan që i zbulon disa pjesë të barkut dhe shkruan:

“Diva është versioni femëror i një HUSTLER”, shkruan këngëtarja.
Po ashtu ajo ka publikuar dhe disa foto në “Instastory”, ku thotë se ndodhet në dyqanin e saj të veshjeve.

Ndërkohë kujtojmë se mediat raportuan se Fjolla Morina është arrestuar në Prishtinë.

Nga ana tjetër, avokati i saj i mohoi këto zëra, duke thënë se ajo vetëm sa është shoqëruar në komisariat. Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Morina arrestohet. Ajo është arrestuar edhe në të kaluarën për shkak të një arme dhe municioni luftarak që iu gjet në kufirin me Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb