Joao Cancelo vendosi të largohet nga Manchester City, për t’u transferuar te Bayern Munchen. Pas kalimit te kampionët e Gjermanisë, mbrojtësi anësor ka shpjeguar arsyet që çuan atë të merrte këtë vendim.

“Këtë ndryshim e kam kërkuar vetëm për shkak të mungesës së minutave që kam pasur javët e fundit. Nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien që kam me Guardiolën. Doja të luaja më shumë, të shkoja në një klub të madh si Bayerni dhe të largohesha për një aventurë të re. Jam shumë i lumtur që jam këtu” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: