Manchester United ka prezantuar blerjen më të rëndësishme dhe atë rekord për merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për Bruno Fernandes, mesfushori portugez që u ble nga Sporting Lisbona për 80 milion euro. Futbollisti fimosi një kontratë 5-vjeçare, përpara se të pozonte bashkë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ishte pikërisht tekniku norvegjez që kërkoi me ngulm Bruno Fernandes, duke detyruar “Djajtë e Kuq” të shpenzonin një shifër marramendëse për të mundur rivalitetin e klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës, që gjithashtu interesoheshin për mesfushorin. Bruno Fernandes konsiderohet si një goditje e rëndësishme në misionin e Manchester United për të shpëtuar sezonin me një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb