Burime të sigurta pranë drejtorisë së burgut të Drenovës bëjnë me dije se në burgun e Shën Kollit, janë transportuar 8 të burgosur me COVID-19 të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Të gjithë të burgosurit që ndodhen në burgun e Shën Kollit janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bëhet me dije se shumica prej tyre janë asimptomatikë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të infektuarit do të qëndrojnë aty për 14 ditë deri në një testim të dytë dhe më pas nëse dalin negativë do të rikthehen në burgun e Drenovës për të vuajtur dënimin.

Ndërkohë nga ana e drejtorisë nuk bëjnë me dije se ka një rast të dytë vdekje me këtë virus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb