Midtjylland i shkakton Lazio-s humbjen më të rëndë në 20 vitet e fundit në Evropë, një humbje 5-1 që tërbon drejtuesit e klubit kryeqytetas, shqetëson shumë edhe trajnerin Sarri.

Në Danimarkë morën një leksion të vërtetë futbolli por dhe jete, pasi dukshëm lacialët nuk ishin fare me mendje në fushë. Pas një fillimi disi të ekuilibruar, Midtjylland realizoi dy gola të shpejtë, në minutën e 26-të dhe të 30-tën.

Situata nuk ndryshoi aspak as me fillimin e pjesës së dytë, danezët shënuan dhe golin e tretë. Milinkovic-Savic ngushtoi shifrat në 3-1 në minutën e 57-të, por jo mjaftueshëm për të zgjuar Lazio-n teksa pësuan dhe dy gola të tjerë.

Hysaj
Hysaj

Elseid Hysaj zbriti në fushë si titullar, 90-minuta të plota, por dhe anësori kuqezi ashtu si pjesa tjetër e ekipit zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, i vlerësuar me notën 4,5.

“Për fat të keq nuk u paraqitëm fare në fushë, më pas vijnë ndeshje të tilla. Më vjen keq pasi kjo humbje erdhi në Evropë ku mendonim se ishim në rrugën e duhur. Përgjegjësia është e imja, ndërsa me lojtarët do të flas vetë personalisht, dua shpjegime”, u shpreh Sarri pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb