Pas turpërimit që pësuan në Norvegji, janë të shumë lojtarët të cilët kanë përfunduar nën akuzë. Sipas “Corriere dello Sport”, Jose Mourinho ka mbetur shumë i zhgënjyer nga disa lojtarë në veçanti, Borja Mayoral, Villar, Diawara, Reynolds dhe Kumbulla, që për portugezin ishin më të dobëtit në fushë. Për Mourinho të gjithë këta lojtarë mund të largohen, madje që në merkaton e janarit, nuk bëjnë më pjesë në planet e tij.

Roma Vs Cfr Cluj Uefa Europa League 2020/2021
Roma Vs Cfr Cluj Uefa Europa League 2020/2021

Diskutimi është pak më ndryshe për Kumbullën duke parë që Roma ka pak qendërmbrojtës në dispozicion, ndërsa as Smalling nuk është në kushtet e duhura fizike. Qendërmbrojtësit kuqezi mund ti jepet një mundësi e dytë, por në këto kushte mund të jetë dhe vetë lojtari që të kërkojë largimin, gjithnjë nëse gjatë janarit vjen një ofertë e përshtatshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb