Ishte nnë ajër prej kohësh dhe pritej që të ndodhte nga java në javë, por Vinçenzo Montela ka arritur të durojë deri ditën e sotme në krye të Fiorentinës, pasi pak çaste më parë klubi vjollcë ka njoftuar shkarkimin e trajnerit të saj.

Fatale për Montelën ishte humbja shtëpiake ndaj Romës, ku Fiorentina u mposht 4-1, duke regjistruar një seri prej shtatë ndeshjes pa asnjë fitore, mes të cilave pesë humbje!

Sa i takon pasuesit, ende nuk ka asnjë pistë zyrtare, por disa emra po përfliten. Ëndrra quhet Spaleti, Iakini duket më i arritshëm, ndërsa më të largëta duken rrugët që të çojnë te Prandeli, Di Biaxho dhe Balardini.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb