Humbja e rëndë përballë Napolit ka bërë që në shtëpinë e Juves të kthejnë edhe një herë vështrimin nga infermieria, për të kuptuar se kur mund të rikthehen disa nga titullarët.

La Gazzetta dello Sport ka bërë bilancet duke theksuar se kundër Monza-s në Kupën e Italisë do të rikthehet Juan Cuadrado.

Për titullarët e tjerë, Vlahovic dhe Pogba, duhet edhe pak kohë për t’i parë në fushë. Të dy, së bashku me Bonnucin dhe De Sciglio, pritet të grumbullohen për ndeshjet kundër Atalanta më 22 janar ose kundër Monza-s në Serie A me 29 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb