KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pasi mori dozën e parë të vaksinës së AstraZenecas ndaj COVID-19.

Kurti thotë se me shembullin që dha sot do të inkurajojë të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat.

Sipas tij, doza të tjera do të vijnë në ditët në vijim dhe se e vetmja zgjidhje përfundimtare është vaksinimi i popullsisë.

‘’Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzojë privilegjin që të vaksinohem por të inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen meqenëse mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave, do të kemi edhe vaksina tjera dhe do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejtë dhe sa më shumë qytetarë të vaksinojmë. Me shembullin tim dua t’i inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, ka deklaruar Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb