KORÇË

Burime zyrtare nga drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit në Korçë bëjnë të ditur se që pas mesnatës së datës 3 maj, në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës është hequr masa e karantinës për të gjithë udhëtarët (shtetasit shqiptarë) që hyjnë nga Maqedonia e Veriut si dhe nga Greqia.

Kjo masë u vendos 2 ditë përpara zgjedhjeve, 23 prill si masë e shtuar për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ndërkohë ky lajm ende nuk është bërë i ditur nga komiteti teknik i ekspertëve.

Vendosja e karantinës uli ndjeshëm numrin e hyrjeve nga Greqia e sidomos nga Maqedonia e Veriut ku hyrjet për shkak të lëvizjes së lirë ishin shumë herë më të larta se Kapshtica.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb