Forma jo e duhur e Paul Pogba-s te Manchester United ka vijuar edhe te kombëtarja e Francës. Në ndeshjen e fundit të ‘gjelave’ kundër Italisë 25-vjeçari doli nga fusha në pjesën e dytë mes kritikave dhe vërshëllimave, duke ngritur shumë pikpyetje mbi pozicionin e tij në ekip.

Për këtë paraqitje të mesfushorit ka folur edhe Deschamps, trajneri i Francës, i cili ka kërkuar nga Pogba që të përmirësohet sa më parë.

“Jo gjithçka ishte e suksesshme, por ai ndihmoi skuadrën që të ishte e mirëorganizuar. Unë nuk e diskutoj potencialin e Paul. Nëse e grumbullova, është për arsye se është i pazëvendësueshëm për mua. Unë e di se çfarë është i aftë të bëjë. Por ai duhet të rrisë nivelin e tij të lojës. Kam besim tek ai, sikurse kam te të gjithë futbollistët”, deklaroi trajneri i Francës, Deschamps.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb