Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kujtojmë se Daçi u vetdorëzua të shtunën në gjykatën e Posaçme, në prani të avokatit të tij.

Ndërkohë, masa e ‘arrestit me burg’ është dhënë të shtunën dhe për kryebashkiakun Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në abuzimin me detyrën për tenderat e ujësjellësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: