FIER – Një 29 vjeçar ka humbur jeten si pasojë e gëlltitjes së disa kokrrave fotoksinë.

I riu i identifikuar si E. Xhaja ishte pjesetar i forcave te NATO- s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës . Ai banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.

Pasi ka gëlltitur fotoksinën ai ka shfaqur shenjat të konvulcionit ndërsa familjaret e kanë çuar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e Fierit.

Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha për ta risjellë në jetë 29 vjecari ka vdekur pas disa orësh. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb