FIER

Dalin rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të Spitalit te Fierit. Burime pranë Spitalit kanë deklaruar për BalkanWeb se rezultati është negativ për të gjithë.

7 pjestarë te stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61- vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kishte marrë ndihmë në këtë spital. Mostrat e marra sot kanë dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetëkarantinuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb