Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 05:55, kur është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se 56- vjeçari vuante nga shëndeti mendor.  Polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji, të trupit të pajetë .

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.  Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb