Ka ndërruar jetë 46-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri sot në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.A.

Mësohet se 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb