Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” është trajtuar historia e të ndjerit Bilbil Hasani, i cili u vetëvra në burgun 313-të, ndërsa vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 shkurt të këtij viti. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, në studion e emisionit “Me zemër të hapur” nën drejtimin e Evis Ahmatit, ka qenë vëllai i viktimës, Rajmond Hasani.

Ky i fundit, teksa nuk i mbante dot lotët, akuzoi shtetin shqiptar si shkaktar të ngjarjes së rëndë, që shtyhu të vëllain të ndërmerrte këtë hap ekstrem, duke vrarë veten. Mes të tjerash ai kërkoi që 4 fëmijët jetim të vëllait të tij të dëmshpërbleheshin, pasi babai i tyre edhe pse i sëmurë, u dënua nga gjykata me burg.

“Ka shkuar për ta takuar dhe vëllai jetonte në Bathore, është nisur nga shtëpia. Në orën 8 të mëngjesit më ka marrë një numër i panjohur në telefon vetëm qante, i thash kush je dhe ku të vij. Herën e tretë më tha hajde te policia e burgut dhe më tha jam Mirjeta, nusja e vëllait. Pastaj më mori përsëri dhe dikush më tha hajde merre motrën, jam police te burgu. Pastaj jam veshur shpejt dhe kam dal. Ka pasur një shqetësim, dy ditët e fundit familjarët e tij nuk kanë mundur të lidhen dot me të, familja e ka ditë se ka qënë në rregull. Një javë më parë kishim komunikuar. Ishim në pritje të vendimit, nuk jam ekspertiza të flas me siguri, gjendja e tij ishte shumë e rënduar kohët e fundit, ai nuk ishte mirë, nuk e dimë nëse i ka marr medikamentet ne ja dërgonim në burg. Asnjëherë s\ka pasur tentative vetëvrasje, udhëtonte me një motor dhe ja kishim pak merakun. Nuk kemi asnjë informacion për sa i përket vdekjes. Ata na thanë ikni se “e keni te morgu”. Autoritetet e burgut duhen pyetur. Nuk di asgjë tjetër, fakti që ka shkuar e shoqja për takim dhe aty ka paraqit kartën e ID për regjistrim duhet t’i kenë thënë diçka. Unë kam qenë te shtëpia. Në orën 8-të të mëngjesit menjëherë. Nuk i takuam autoritetet sepse na thanë ‘e keni te morgu’. Aty na thanë ‘prisni procedurat’. Ne kishim mbi dy orë aty dhe pyesnim çdo gjysmë ore; “A duhet të presim shumë që të tërheqim trupin?”. Një punonjës pa uniformë na foli keq, nuk e kuptojnë dhimbjen tonë. Se çfarë ka ndodhur nuk e dija, por mësova më pas që e kanë arrestuar. Ka pasur raste që ka ndejtur edhe një vit në shtëpi. Nuk ishte i aftë për asgjë. Në kohën kur ishte me trajtimin e ilaçeve e kanë bërë më keq. Ka pasur periudha që vetëizolohej. E kanë arrestuar, e kanë akuzuar për vjedhje, për ne ishte e papritur. Ne jemi çuditur. Është arrestuar duke e akuzuar për vjedhje te një shumë që unë se kam ditur, vetëm pas vdekjes së tij. Të vërtetën do ta dinte vetëm vëllai po të ishte gjallë. Ai nuk jeton. Oficeri i policisë gjyqësore ka plotësuar letrat dhe është i pari përgjegjës. Unë nuk jam jurist por përdor logjikën.

Pas policisë gjyqësore vjen prokurori që merret me hetimet. Ka pasur periudha që vëllai largohej edhe nga bashkëshortja dhe fëmijët. Një vit mund të lozte domino, por kishte momente që i dëbonte fëmijët me gruan jashtë. Në media është folur shumë, por shuma është ajo që është deklaruar. E mësova nga media, pas vdekjes së vëllait. Unë doja ta nisja që te oficeri policisë gjyqësore, për këto duhet të pyesni autoritetet. Asnjë sqarim, vetëm skeda e vdekjes. Dyshuam kur sollën trupin, ishte i çarë në disa vende. Në qafë kishte shenja varje. Ditën e tre pas arrestimit të vëllait kam takuar avokaten dhe me tha “po interesohem për Bilbilin”. Me tha “vëllai eshte arrestuar dhe vuan me probleme të shëndetit mendor. Masa e arrestimit tha do jepet nesër”. Më pas është vendosur avokat tjetër, pasi gjykata e shkallës parë vendosi ‘burg pa afat’. Avokatja e parë e ka dërguar masën e sigurisë në gjykatën e Apelit për ndryshim mase, para se të ishte koha për gjykim është pajtuar avokati i dytë me këtë akt marrëveshje. Janë disa persona që kanë bashkëpunuar për humbjen e jetës së vëllait tim; oficeri gjyqësor, prokurori, avokati. Të hetohet çështja nga momenti i arrestimit, deri në fund. Kërkoj zbardhjen e të vërtetës. Kërkoj të mbahet përgjegjësi për vdekjen e vëllait tim, që personat përgjegjës të dënohen sepse ishte i sëmurë nga shëndeti mendor. Kërkoj dëmshpërblim për familjen e tij. Jam i pakënaqur nga ana e avokatit, vëllai na mori në telefon dhe na tha që “do shkojë nesër në gjykatë”. Por kur kishte shkuar tha “nuk kisha avokat”.”, pohoi gjatë fjalës së tij vëllai i viktimës.

Pjesë e emisionit është bërë dhe avokatja e parë e viktimës, e cila theksoi se klienti i saj pretendonte pafajësi për akuzën e vjedhjes.

“Është akuzuar për një shumë lekësh, ai ka qenë nga të dërmuarit e tërmetit. Ka zbrit nga autobusi dhe ja ka marrë aty, ne nuk kemi pranuar masën e arrestit, ai që e denoncoi por ai e hodhi portofolin, kërkova të hetohet nëse dyshohet, unë për të qene korrekte I bëra ankim viktimës. I mora familjarët dhe i thash se; “unë ua bëra ankimimin dhe mund të vazhdoni”. Është lajmëruar policia nga qytetari dhe është Bilbili arrestuar afër medresesë. Viktimës i janë sekuestruar nga portofoli 2 mijë lekë të vjetra. Nuk e kam të qartë a janë marr apo janë kthyer lekët. Mendoj në shumë raste policia i nxjerrë në sistem menjëherë. Ai ka qenë i shoqëruar për shkak të sëmundjes që ai kishte, kjo është një vepër me dënim nga tre muaj …Të them të drejtën më ka ardhur keq shumë, sipas meje nuk them që është vonuar nga prokuroria apo gjykata. Ai mori avokat tjetër dhe nuk mund të bëjë të fajshëm askënd”, tha ajo.

Po ashtu, në një lidhje telefonike për ‘Me zemër të hapur’ është bërë dhe doktoresha e të ndjerit, Valentina Qemalli, e cila pohoi se Bilbili ishte një njeri paqësor dhe se ishte habitur kur kishte mësuar se ishte prangosur për vjedhje.

“Ka shumë vite që e ndiqja Bilbilin. Ai vuante nga një diagnozë e rëndë shumë, skizofrenia, është trajtuar nga ana ime me shtrime në spitalit psikiatrik, është ndërruar skema e mjekimit sepse kishte luhatje të sëmundjes. Informacionin e mora vesh nga bashkëshortja, e cila erdhi të merrte një përshkrim, unë kisha katër pesë muaj që e kisha takuar. Bilbili në përgjithësi ishte i qetë ishte i bindur në marrjen e terapisë, ai vuante shumë nga ankthi dhe kishte shumë shtrime të urgjencës. Ka pasur mendime në situata të rënda, mu duk sikur humba një pjesëtar të familjes. Ja kam rekomanduar spitalit psikiatrik për shtrim. Me sa kam marr unë informacion ai sa ka qenë atje i ka marr medikamentet në burgun 313. Pacientët e këtij burgu me problem të shëndetit mendor i referoheshin qendrës tonë dhe kisha informacion që i merrte medikamentet. Me këtë lloj sëmundje ka tentative që bëjnë vetëvrasje, ai vuante nga skizofrenia dhe duhet të kishte lehtësirat e tij. Nuk ka pasur rrezikshmëri, ishte psikotik por jo nuk kishte problem. Lajmin e mora vesh nga mediat, u shqetësova aq shumë sepse kisha krijuar një lloj lidhje në marrjen e mjekimit. Nuk e njihja si një person që mund të merrte këto veprime.”, pohoi Qemalli.

Teksa dëgjonin dëshmitë e personave që u përfshinë në bashkëbisedim, peneli i të ftuarve, duke nisur nga profesori antropolog Alfred Halilaj dhe juristja Ardiana Kalaja, kanë reaguar ashpër, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas tyre, duke nisur nga Gjonaj dhe të gjithë përgjegjësit e kësaj çështje, që çuan në vetëflijimin e një personi që sot mund të ishte gjallë, duhet të vihen para drejtësisë. “Ministrja e Drejtësisë të japë dorëheqjen dhe të bëjë një akt qytetarie. Të hetohet. Dhe nëse vërtetohet se në këtë rast nuk kanë faj. Të zbardhet ngjarja.”, tha Alfred Halilaj. Ndërkohë Ardiana Kalaja u shpreh se: “Po të japë dorëheqje, e drejtë! Sa shumë njerëz të pafajshëm po vetëvriten në burgje. Sa shumë gra të vrara. Të japë dorëheqje ministrja. Kanë mbetur jetimë 4 fëmijë të pafajshëm, duhet të mbahet përgjegjësi.”.

NË BURG SE VODHI NJË PORTOFOL
Bilbil Hasani akuzohej për vjedhje, ndërsa gjykata kishte vendosur që ta linte atë në burg, pavarësisht faktit se ai ishte me kartelë mjekësore dhe merrte ndihme me medikamente. Duke u kthyer pas në kohë, në orën 10:00 të datës 8 dhjetor të vitit 2019-të, 43-vjeçari u kap nga policia, pasi shtetasi me iniciale A. D., e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobus. Pikërisht këtu nis historia e dhimbshme e familjes Hasani. Bilbili, ishte babai i katër fëmijëve dhe prej 20 vitesh ishte invalid dhe trajtohej me kemp.

Bilbili gjendej në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2019-të, pasi akuzohej për vjedhjen e një shume të hollash në vlerën 120 mijë lekë të vjetra. Po si e morën vesh lajmin e vdekjes së njeriut të shtrenjtë familjarët e Hasanit?! Mëngjesin e asaj dite të trishtë zonja Hasani, kishte shkuar për ta takuar bashkëshortin, por takim nuk u realizua kur. Ajo u njoftua nga personeli i burgut se i shoqi kishte varur veten me çarçaf. Por vitet e fundit në Shqipëri kanë ndodhur dhjetra raste të tipit ku të burgosurit në burgjet e vendit, në rrethana të errëta kanë gjetur vdekjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb