Vjedhja e një shume parash nga një i ri ka shkaktuar një tragjedi, pasi e fejuara e tij i dha fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngjarja ndodhi në Tiranë. Siç është raportuar edhe më herët, 17-vjeçarja Samanta Vita u vetëvra, pasi i fejuari i saj Kristian Fusha vodhi një sasi vlerash monetare (rreth 2 milionë lekë të vjetra) nga kasaforta në shtëpinë e motrës së saj, me inicialet E.V. Ky ishte dhe një version i mbështetur edhe nga policia e Tiranës.

Të afërm dhe familjarë të 27-vjeçarit kanë hedhur poshtë versionin se 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pasi djali i tyre akuzohet se i vodhi kasafortën kunatës, ndërsa kanë publikuar disa biseda të fundit të viktimës. Joq ka nxjerrë disa biseda audio të adoleshentes, e cila shfaqet e indinjuar me sjelljen që familja bën ndaj saj, madje i akuzon ata edhe për dhunë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, familjarë të djalit kanë akuzuar drejtpërdrejtë familjen e 17-vjeçares, se ditën e ngjarjes e kanë dhunuar aq shumë, saqë ajo ka pirë fostoksinë. Madje ata thonë se familja e saj nuk e kishte dërguar as në spital vajzën, edhe pse kjo e fundit kërkonte ndihmë. Familjarët e Kristianit pohuan se i riu kishte marrë përsipër një faj që nuk e ka kryer pasi ato para do i përdorte për të nisur një jetë të re me të fejuarën e tij.

AUDIO 1

AUDIO 2

AUDIO 3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb