Në Maltë, shqiptari Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë për llogari të Greqisë dhe është në pritje të kryerjes së ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve, në mënyrë që gjykata të vendosë për fatin e ekstradimit të tij.

Sipas një artikulli të publikuar sot nga mediat malteze, 36-vjeçarit që akuzohet në shtetin grek se në vitin 2015 në ishullin e Aeginas, dogji të gjallë ish-pronaren e tij dhe nipin e saj për t’i grabitur 780 mijë euro, i janë marrë gjurmët e gishtërinjve për të konfirmuar identitetin e tij.

Por, si mbërriti Ledion Brakaj deri te arrestimi në Maltë, plotë 7 vite pas ngjarjes së rënë në ishullin grek, që ndodhet vetëm 40 minuta larg Athinës.

Në një artikull të medias greke ToVima sqarohet e gjithë saga e ngjarjes së rëndë dhe dalin në pah dëshmi të rëndësishme për mënyrën sesi shteti shqiptar pengoi testimin e ADN-së disa vite më parë që mund të kishte zbardhur të vërtetën.

Në artikullin e medias greke shkruhet se dëshmi të rëndësishme dolën përmes testimit të ADN-së që u dërgua në Shqipëri për vrasjen e dyfishtë të kryer në Aegina në nëntor 2015 me viktima 70-vjeçaren Irini Marmarinou dhe nipin e saj 44-vjeçar Lambros Protonotarios.

 640 0 6301067a47541
640 0 6301067a47541

“Persona të panjohur hynë në shtëpinë e tyre. Ata e rrahën 70-vjeçaren derisa humbi ndjenjat, ndërsa nipi i saj 44-vjeçar u godit në kokë dhe gjoks. Dy viktimat humbën ndjenjat nga goditjet jo vdekjeprurëse, por më pas autorët i dogjën të gjallë”, raporton media helene.

Ndërkohë, po sipas tyre ADN-ja e autorit u gjet në vendin e sulmit dhe u zbulua se kishte ngjashmëri të konsiderueshme (“alele” të zakonshme në llojin gjenetik) me atë të një punëtori shqiptar që banonte në ishull dhe i njihte viktimat, çka përbën një fakt interesant pasi 36-vjeçari Brakaj ka qenë i punësuar në dyqanin e suvenireve të 70-vjeçares greke.

Kështu, pak kohë pas ngjarjes Policia e Atikës sipas ToVima nisi të kërkonte të paktën 50 të afërm të të huajit që jetonin në zonën e Aeginës, në Athinë dhe në Greqinë e Veriut, për të siguruar një mostër të materialit gjenetik.

Mirëpo, as atëherë nuk u arrit të kryhej asnjë identifikim i ADN-së me atë të autorit të krimit të rëndë.

Hetimi i policisë helene për më tepër u shtri edhe në një rreth tjetër të afërmve të të huajit me banim në një zonë të Shqipërisë.

Megjithatë, mbledhja dhe krahasimi i mostrave të ADN-së nga afërsisht 200-300 banorë të kësaj zone, anëtarë të të njëjtave familje, nuk u bë i mundur për shkak të “pengesave” nga pala shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb