KORCE– Ish-drejtori i një banke të nivelit të dytë në Bilisht u arrestua mbrëmjen e sotme pasi akuzohet për “vjedhje të bankës”. Arrestimi i tij erdhi pas vendimit “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Korçës.

Shtetasi E.Çekani akuzohet për “vjedhje të bankës” më shumë se njëherë e me pasoja të rënda, dhe “falsifikim dokumentesh”.

Nga veprimet antiligjore, ky shtetas u ka marrë rreth 25 klientëve shuma në vlerë totale rreth 945 mijë euro.

Vendimi i Gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mbrëmjen e sotme.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb