DURRËS

Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ata janë identifikuar si Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç.

Mësohet se Avdia ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa Shkoza ka vdekur në vend. Të dy rezultojnë me precedentë penalë për vjedhje dhe njihen si konsumatorë të lëndëve narkotike.

Shkoza është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ishte një nga subjektet e Operacionit Forca e Ligjit, që do t’i dërgohej edhe formulari për deklarimin e pasurisë. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte pronar i një servisi makinash dhe është qëlluar pikërisht në derën e servisit. Shkoza mësohet se ka qenë i dënuar me 8 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike.

Mbrëmjen e sotme ata u qëlluan nga një makinë në ecje, e cila u gjet e djegur në zonën e njohur si Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: