Është përkujtuar mesditën e sotme në Berat 20-vjetori i rënies në krye të detyrës i ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben Zylyftarit. Në ceremoninë përkujtimore në nderim të tij kanë qënë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, familjarë të Arben Zylyftarit dhe drejtues vendor.

Pas ekzekutimit të Himnit të flamurit, ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai që ka hapur edhe ceremoninë përkujtimore në nderim të Kolonel Arben Zylyftarit, me të cilin Veliu ka pasur nderin të punonte 1-vit në Policinë e Vlorës.

“Jemi këtu për të kujtuar dhe nderuar veprën e mikut tonë të shtrenjtë,Arben Zylyftarit. Sot është një ditë kujtese dhe vlerësimi pasi ai ishte një officer policie që humbi jetën në krye të detyrës. Si sot 20-vite më parë, dora kriminale vrau në krye të detyrës një nga oficerët dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, që nuk zgjodhi të komandonte nga zyra por vendosi të drejtonte vetë një operacion policor për kapjen e një autori me veprimtari të rrezikshme kriminale dhe fatkeqësisht dora kriminale i mori jetën Arbenit”- ka thënë Veliu.

Ardi Veliu ka delaruar se,dora ktiminale që u ngrit mbi Arbenin ka 3 dekada që po përpiqet të sfidojë shtetin,ligjin dhe drejtësinë pasi drejtësia e vjetër shumë rrallë u ka dhënë ktiminelëve dënimet e merituara. Duke deklaruar se,dita e sotme është një ditë kujtese dhe vlerësimi, ditë apeli dhe kujtimi, një ditë për të risjellë në vëmendjen e të gjithëve vlerat dhe sakrificën sublime të qindra dëshmorëve të atdheut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se,policia nuk do të rresht kurrë pa vënë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit.

Në ceremoni ka folur edhe djali i Arben Zylyftarit,Franc Zylyftari,i cili e ka cilësuar veprën dhe figurën e babait të tij si një shembull dhe një simbol për të gjithë studentët e Akademisë së Policisë së Shtetit.

Arben Zylyftari ishte kolonel i Policisë Shqiptare. Ai u vra në krye të detyrës më 2 Gusht të vitit 2000,gjatë një operacioni policor. Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër,kolonel Arben Zylyftari,është shpallur “dëshmor i atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes, nga ish presidenti Rexhep Mejdani. Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit,iu dha emri “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb